November 24, 2024

Do vete, se më ka marë malli… – Do shkoj një natë dhe do fle. Te fshati, ku kamë lindur. Ku bilbili bënë fole. Dhe këngën mer pa gëdhihur.

Do vete , se më ka marë malli …

Do shkoj një natë dhe do fle
Te fshati , ku kamë lindur
Ku bilbili bēnë fole
Dhe këngën mer pa gëdhihur.

Do të ulem mbi rrogoz
Larg karriges dhe divanit
Të të shoh trarēt me blozë
Të nxirë nga tymi i zjarrit.

Do ndez zjarrin në oxhak
Me pakē kashtē edhe me shkarpa
Të shikoj qëngjat vocrrakë
Kur bredhin , lozin përjashta.

Dhe mbi oxhakun prej guri
Do të vë , një dritë të celi
Do vë kandil me vajguri
Që per mua , është dritë dielli.

Do vete , se më ka marë malli
Për hirin e asajë vatre
Të ndez duhan me urë zjarri
Dhe të ulem mbi postaqe.

Do të pi ujë nga gjymi
Mbushur te burimi shkēmbit
Të mē djegin sytë nga tymi
Të fëshkëllej majë dhëmbit.

Do vete dhe pakë në krua
Do të mbushë ujë me shtëma
Ai burim m’u kujtua
Se atje , ujë mbushte nëna.

Të dēgjoj shiun kur bie
Pērmbi tjegullat e shtëpisë
Nga zhurmë e asajë catie
Bënë gjumin e ëmbëlsisë.

Nē atë vëndlindjen time
Dhe një natë kur vete unë
S’krahasohet me shumë vite
Dhe pse bejë njē natë gjum.

Sa herē nē vëndlindje shkel
Më ikën e gjithë mërzia
Më zë gjumi dhe s’më del
Si zog te fole e tija.

…. Adem Nuhaj …

Shpërndaje në facebook: