Në kurbet mbetur – Mallin që ju kini. Edhe unë e ndjej. Pak ditë, ju kur vini.Te syri ua gjej.
Në kurbet mbetur ….
Mallin që ju kini
Edhe unë e ndjej
Pak ditë , ju kur vini
Te syri ua gjej.
E shoh të përlotur
Atë syrin tuaj
Se nuk është i ngopur
Larg në dhe të huaj.
Ju shikojë zëmrën
Kur syri derdh lotë
Njëri e gjën nënën
Tjetri se sheh dotë.
Ju shikojë kur vini
Dhe hyni në derë
Mall për vatrën kini
Ku ju kini lerë.
Në sy loti rrjedhur
Nga malli pa tretur
Takoni c’kanë ngelur
Se të gjithë s’kanë mbetur.
Dikush nuk gjën nënën
Dhe tjetri babanë
Dikush nuk gjën motrën
Dikush s’gjën vëllanë.
Sa shumë ju vuan shpirti
Ju coptohet zëmra
Kur te dera hyni
Dhe nuk ju pret nëna.
Rrugën prap kur mirni
Larg për në kurbet
Një zë që s’e shihni
Nga pas ju thërretë.
Është malli nënës
Që me sy s’e patë
Por si dritë e hënës
Ju shikon nga lart.
Në kurbet mbetur
Si zogjë të shpërndarë
Me mall të pa tretur
Me zëmër të carë.
…… Adem Nuhaj ….