November 21, 2024

Te shkëmbi, ku rrezja bie – Ujvara , pellgun formon. Trupin laje, flokun krije. Mbi ujē , si pasqyr shikon.

Te shkëmbi , ku rrezja bie ….

Te shkëmbi , ku rrezja bie
Ujvara , pellgun formon
Trupin laje , flokun krije
Mbi ujē , si pasqyr shikon.

Trupj yt shufër lajthie
Si manushaqe në shkëmb
Ujvara , formon kur bie
Prap ujvar mbi gjoksin tënd.

Flokun hedh andej , këndej
Si ftuja lagur nga shiu
Vec zotit do tja rrëfej
C’më panë , sytë i ziu.

Si kaprolli , gur më gur
Erdha tu afrova pran
Mbi trup kishe pika ujë
Si vesë , nga dielli u thanë.

Ishe ndezur , përvëluar
Dhe pse ishe nën ujvarë
Si gëlqere e pa shuar
Në ujë trupi , nxirte zjarr.

Ishte zjarr i dashuris
Që më rrëmbeu dhe mua
Si kulpëra ngjitur në lis
Mu ngjitën buzët e tua.

Mbi ujvarë , rrezet e diellit
Ujvara binte mbi ne
U bënë ngjyrat e ylberit
Si , kur bie shiu mbi dhe.

Nga shtatë ngjyrat e ylberit
Ishin gjashtë , mungonte nji
Por te syri shtatë shkëlqenin
Se e shtata , ishe ti.

…. Adem Nuhaj ….

Shpërndaje në facebook: