November 23, 2024

Pritja, në vëndlidje… – Në vëndlindjen time. Kur unë , sa herë vete. Më presin kujtime. Të ëmbla , mjaltë blete.

Pritja , në vëndlidje …..

Në vëndlindjen time
Kur unë , sa herë vete
Më presin kujtime
Të ëmbla , mjaltë blete.

Më pret mali lart
Dhe pemët kurorë
Në verë lule , mjaltë
Në dimër dëborë.

Më pret kodër e bukur
Krahë malit ngulur
Dhe guri si tufull (pllakë)
Ku unë rrija ulur.

Më pret gjelbërimi
Në grykat e thella
Më pret dhe burimi
Ku më conte etja.

Më presin thëllëzat
Me këngën e tyre
Shaptoret mëllënjat
Që rrinë nëpër pyje.

Sheshi dhe lëndina
Me lule tërfili
Më pret trendelina
Dhe me këngë bilbili.

Më pret flladi malit
Pjergulla serinë
Ku gjatë beharit
Unë gjeja freskinë.

Më pret guri strallit
Që xixa lëshon
Dhe fyelli cobanit
Në stan , natën vonë.

Shqerrat edhe kecat
Këmborët dhe zilet
Më presin xhubletat
Fustanellat , tirqet.

Më pret ciftelia
Dhe cula dyjare
Më pret rapsodia
Edhe kënga labe.

Më pret dhe dollia
Si dikur , kur isha
Më pret historia
Ku gjëndet tradita.

Më pret ajo vatër
Dhe djepi prej druri
Dhe zëmra e pastër
Që e ka katundi.

Më pret dhe sorkadhja
Valltare mbi shkëmb
Kujtimi me vajza
Kur këndonim këngë.

Në vëndlindje shkova
Më priti me ngjyra
Sikur bisedova
Me c’kishte natyra.

Gjeta , të mos vdisja
Ilacin e zëmrës
Sepse mbi të gjitha
Më pret malli nënës.

….. Adem Nuhaj …

Shpërndaje në facebook: