Akull përmbi zjarr – Ty të zuri vapa. Lart në ato gërxhe. Ku kërcen sorkadhja. Me këngë thëllëze.
… Akull përmbi zjarr ……
Ty të zuri vapa
Lart në ato gërxhe
Ku kërcen sorkadhja
Me këngë thëllëze.
Djersa përmbi ballë
Të pikonte gjirit
Si vesa mbi bar
Në netët e prillit.
Ajo ditë me diell
Ajo vapë e gushtit
Të ktheu në verë
E dalë prej rrushit.
Bukurin që kishe
Mëndjen ma rrëmbeu
Si vera në shishe
Ajo sec më dehu.
Zoti bukuritë
Ti kishte vënë mbi sup
Ai trupi yt
Për tu pir në kupë
Të kishte bërë mamaja
Dhe tē kishte rritur zoti
Si lulet në maja
Si një pikë loti.
Në gjunjë ulje malin
Këngën kur këndoje
Sikur nxirje mjaltin
Me fjalët që thoje.
Zëmra u coptua
Me shikimin tënd
Kur ra përmbi mua
Si rrufe mbi shkëmb.
Flokun hedhur gjirit
Sikur ndeze strallin
Si kurorë e pyllit
Kur mbulonë malin.
Të ish hedhur shtati
Si shufër lajthie
Nga ty i gjithe fshati
Ngrinte , kur ti vije.
Si bora në mal
Gjiri të zbardhonte
Akull pëmbi zjarr
Por zjarrin s’e shuante.
….. Adem Nuhaj …..