Ajo natë me Hënë – C’më iku kjo natë. E bukur me Hënë. Nën flokun e gjatë. Brënda flokut tënd.
Ajo natë me Hënë
C’më iku kjo natë
E bukur me Hënë
Nën flokun e gjatë
Brënda flokut tënd.
Me flokët e tua
Të dëndur si bashkë
Më mbulove mua
Natën s’më le jashtë.
Si lulet mbi dardhë
Më mbulove ballin
Si mjergull e bardhë
Kur mbulon malin.
Floku trendelinë
Plotë aromë vinte
Të shikoja gjinë
Kur mbi mua binte.
Si vesa mbi bar
Një pikë lot pikoi
Mbi buzën e tharë
Dhe etjen ma shoi.
Bilbilat vërdallë
Nëpër pemë këndonin
Posht deti me valë
Lart yjet ndriconin.
Buza puthi buzën
Syri puthi synë
Hëna hapi udhën
Mbi bar në lëndinë.
Ishte natë pa re
Hëna , yjet , qielli
Por u duk mbi ne
Sikur ra ylberi.
Iku nata , iku
Si vala mbi detet
Loti nga qerpiku
Te mua do mbetet.
Ajo natë behari
Ajo natë me Henë
Si një lule mali
Te ne hodhi rrënjë.
Si kroi që buronë
Kurr s’do ket të tharë
Dashuria jonë
Do mbetet e gjallë.
…. Adem Nuhaj ….