Sa më qënke rritur – Sa më qënke hedhur. Gonxhe trëndafili. Lule e pa celur.
Sa më qënke rritur …..
Sa më qënke rritur
Sa më qënke hedhur
Gonxhe trëndafili
Lule e pa celur.
Unë për ty u rrita
Dhe u zbukurova
Vec ty unë tē prita
Dhe të dashurova.
Je si drit rrufeje
Je lule , mbi lulet
Kur del para teje
Edhe Hëna ulet.
O yll i mëngjesit
Që ndricon mbi mal
Si vala e detit
Më prit se do dal.
Syri nën qepallë
Me ngjyra ylberi
Si vesa mbi bar
Kur shkëlqen nga Dielli
O bilbil i malit
Këngën kur këndon
Dhe uji i zallit
Rri dhe të dëgjon.
Tē shikoj në brinjë
Kur vete për shkarpa
Zbuluar ata gjinjë
Mos e ke nga vapa.
Vapën e duroj
O bilbil gjyzari
Por kur dashuroj
Aty digjet xhani.
E di moj , e di
Moj lulja në krua
Ajo dashuri
Po më djeg dhe mua.
Ndaj shkëmbejm sytë
Se zjarri u fut
Unë të jap të mitë
Dhe do mar të tutë
Kur Hëna të bjerë
Mbi mal , në të dukur
Ne do të shkëmbejmë
Edhe një të puthur.
Jam lule me erë
Jam lule me mjaltë
Mos e thuaj dy her
Po më prit te krahët.
…. Adem Nuhaj ….