November 23, 2024

Ti më flet me vetull – Më flet me qepallë. Dhe të jem i vdekur. Syri yt më ngjall.

Ti më flet me vetull …….

Ti më flet me vetull
Më flet me qepallë
Dhe të jem i vdekur
Syri yt më ngjall.

C’paska bërë mamaja
C’lule paska rritur
Një vetulla llaja
Një sy të skalitur.

Ngjyrë e syrit tëndë
Lëshon rreze dielli
Shëron ku të dhëmb
Si e rënë nga qielli.

Shikojë gjoksin tëndë
Si dëborë zbardhonë
Të dy si një shkëmb
Dhe në mes një hon.

Me qafën e gjatë
Më dukesh sorkadhe
Nga nuri mbi shtat
Ngjan , lule në male.

Ethet mi ke futur
Me bukurinë tënde
Tani një të puthur
Falja kësajë zëmre.

Kur zëmra , do zëmrën
Ky quhet një fat
Dhe zoti ka thënë
Se nuk eshtë mëkat.

Mos e lër të vuajë
Mos e lër të digjet
Por lëm qē ta shuajë
Zjarrin që po ndizet.

Të rrjedhë dashuria
Si njē ujë kroi
Mbi valë , si gjimia
Mbi të , të notojë.

Si lulet e malit
Të cel , lulëzojë
Si gurët e strallit
Shkëndi të lëshojë.

Të më mar me vete
Zjarri dashurisë
Si në shatë dete
Mbi të , të gjezdisē.

…. Adem Nuhaj ….

Shpërndaje në facebook: