November 21, 2024

Mblidhen burrat në cdo vatër, si për dasma dhe gëzime. Me shpirt e zemër të pastër, plaku shtëpisë, pret urime.

…….. Tradita…..

Mblidhen burrat ne cdo vater
Si per dasma dhe gezime
Me shpirt e zemer te paster
Plaku shtepise , pret urime.

Ndezin kengen dhe rakine
Ashtu sic e do zakoni
Plaku shtepise hape dolline
Me fund miqe , me shoqeroni.

Me te qeshur dhe shakara
Shkone dollia , dore me dore
Per ciftin , pihet e para
E pa ndare , qofte kjo kurore.

Kenge , raki dhe muhabet
Miku nje dolli e cone
Me fund ta pime kete shendet
Si e ka tradita jone.

Kenge , valle nga tabani
Tundet oda nga themeli
Nga burrat si lisa mali
Dhe nga grate , ngjyra ylberi.

Dhe nusja , kure hyne te porta
Me mjalt pragun sec e lyen
Qe mos marte sy nga bota
Nje pocar , me kembe e thyen.

Buke e kripe , zemer te paster
Presin mikun te shtepia
Eshte tradite ne Mallakaster
Si e ka , gjithe Shqiperia.

… Adem Nuhaj…

Shpërndaje në facebook: