Del Rozafa dhe thërret…
Ngrihet Rozafa e murit
Thërret motrën Argjiro
Hajde te Sheshi Flamurit
Që të presim motrën’o
Shumë thellë nga fundi detit
Motër e vogël na ka lerë
Ditë e saj, ditë qametit
Mjerë foshja, nëna mjerë
Datë e lindjes 28-të
Seneja 97 – të
Vendi lindjes thellë në det
Te kanali në Otrant
Ndaj, shkuma e detit Jon
Shiko sa e bardhë është bërë
Nga qumështi gjirit lehonë
Që foshja se piu të terë
Ta presim duke vajtuar
Që pati të shkretin fat
Ngeli me fëmijë në duar
Te kanali në Otrant.
Refreni…
Argjiro moj motër
Mblidh lulet e malit
Se unë nëpër Shkodër
Ti mbledhë ushqim djalit
Me lot e me vajë
Ta presim në Vlorë
Vjen nga rrugë e largët
Mbuluar me kurorë
…Adem Nuhaj…
..Metoh~Mallakastër..