Fshatit tim… – E kujtoj fshatin dikur, të qeshur e plotë nur
E kujtoj fshatin dikur
Të qeshur e plotë nur
Me djem e vajza të reja
Gumëzhinte nga hareja
Me qershi e mollë plotë
Vreshtat si kurorë mbi kokë
Kur vete për mall tani
I ngrysur ka rënë në zi
I ngrysur ka rënë në hije
S’dëgjon asnjë zë fëmije
…Adem Nuhaj…
..Metoh-Mallakastër..