November 21, 2024

Këngë – Ti moj vajza nazemadhe

Këngë – Ti moj vajza nazemadhe

Ti moj vajza nazemadhe
Ti që ke dalë në dritare
Ngjitu njëherë lart në male
Të shikosh bejkën manare.

Do të vij o sorkadh mali
Kur të buzëqesh behari
Kur të çeli manushaqja
Kumbulla edhe lofata.

Ti të vish dhe në Janar
Dimërin e kthen behar
Nga faqja jote si molla
Do të shkrijë dhe dëbora.

O çoban sa shumë më lodhe
Me ato fjalë cmë afrove
Mblidhi dhëntë dhe futi brenda
Dil me prit mua te tënda.

…Adem Nuhaj…
..Metoh-Mallakastër..

Shpërndaje në facebook: