Vajzë e Mallakastrës – “Baluket e prera, hedhur përmbi ballë…”
Baluket e prera
Hedhur përmbi ballë
Më bëjnë të qëndroj
Që të shuaj mall.
Mbrapa flokun tufë
Si tufë trëndeline
Të hedhur mbi sup
Të derdhur pas shpine.
Syri yt, i zi
Si ulli i pjekur
Vështron edhe rri
Aty nënë vetull.
Nga mesi e poshtë
Veshur kadife
Vajze e Mallakastrës
Sa e bukur je.
Nga mesi e larte
Mbushur ngjyra-ngjyra
Vajze e Mallakastres
Seç të qesh fytyra.
Trupi yt i derdhur
Si lastar hardhie
Gjoksi yt i hedhur
Sinjal dashurie.
…Adem Nuhaj…
..Metoh-Mallakastër..