November 21, 2024

Legjendë shumë e vjetër, po e them me këngë. Ishin dy vëllezër, rritur nga një nënë.

Legjendë…

Legjendë shumë e vjetër
Po e them me këngë
Ishin dy vëllezër
Rritur nga një nënë.

Si engjëj i rriti
Po çti bësh fatit
Kur një vajzë lindi
N’kala të Beratit.

Tabe e kish emrin
Bukurinë si Zanë
Këta dy vëllezër
I hodhën sevdanë.

Filluan të luftonin
Me shpata me topa
U bën vija vija
U bënë gropa gropa.

Në mes qante Tabia
Lotët porsi Lumi
Nga lotët e saja
U bë dhe Osumi.

U vranë u bënë gurë
Shpiragu Tomorri
Dhe Taben gjithë nur
Asnjëri se mori.

Refreni…..

Ç’bere Tabe ç’bëre
Një gjëmë të madhe
Me bukurinë tënde
Dy vëllezër vrave.

…Adem Nuhaj…
..Metoh-Mallakastër..

Shpërndaje në facebook: