Më jep ato buzë, të pi ujë në krua…
Më jep ato buzë
Më jep ato buzë
Të pi ujë në krua
Se buzët e mia
Janë buzët e tua
Dua syrin tënd
Të shoh diell e hënë
Se këta sytë e mi
Më ty i kam zënë.
Më jep shpirtin tënd
Që të rroj gjallë
Se shpirtin që pata
Ti ma paske marrë.
Zemër me jep zemër
Ta kem për të bredhur
Se zemrën që pata
Ti ma paske vjedhur.