November 21, 2024

Më zuri vapa e Gushtit, lart, në pllajë , në korije. Shkova nën pjergullën e rrushit, bashkë me tufën , zura hije.

Më zuri vapa e Gushtit

Më zuri vapa e Gushtit
Lart, në pllajë , në korije
Shkova nën pjergullën e rrushit
Bashkë me tufën , zura hije.

Pjergulla , me rrush serine
Derdhur lisit , shekullor
Rrotull lule trëndeline
Hante bejka , dashi sorr.

Dhe flladi , i lehtë i malit
Degët e hardhisë zhubronte
Në një degë të hollë të prrallit
Bilbili , një këngë këndonte.

Tutje , në sheshe livadhe
Përmbi bar dhe trendelinë
Loznin bukur dy sorkadhe
Ç’ma hoqën mua mërzinë.

Po sodisja bukurinë
Duke rënë culës dyjare
Një gjah , me doli për synë
Atje poshtë , te arrë e madhe.

Ishe një vajzë , lastar hardhie
Qafë gjatë si sorkadhe
Unë dhe pse isha në hije
Po më dukej vapë e madhe.

Një këngë nisa të kendoj
Shoqëruar me culë dyjare
Ajo këngën e dëgjojë
Qeshte loste , si kunadhe.

Dhe shikimet , kur mi hodhi
Kënga më ngeli në buzë
Qe fat , qe për mua doli
Dukej, s’donte kallauz.

Nga shikimi saj
Nga këngët e mia,
Si lulja në Maj
Çeli dashuria…

…Adem Nuhaj…

Shpërndaje në facebook: