“Loti” – Unë lotët e tua, s’do ti harroj kurrë. Që pikuan për mua, kur ika për udhë…
Unë lotët e tua
S’do ti harroj kurrë
Që pikuan për mua
Kur ika për udhë.
Si pika kristali
Mbi faqe u derdhen
Do me djegi malli
Se di kur do kthehem.
Ato pika loti
Si vesa mbi bar
Vesë që as dielli
Nuk ka për ti tharë.
Syri që leshonte
Xixa si sterralli
Tani po lotonte
Po digjej nga malli.
Syri nënë vetull
Që lotin pikonte
Do jet duke tretur
S’di sa do duronte.
Nga malli zhuritur
Loti rrjedhë mbi faqe
Ai ka vaditur
Lule manushaqe.
Erë e trandafilit
Ku jam, me gjenë mua
Se është bërë e rritur
Me lotët e tua.
Adem Nuhaj