“Kalaja e këngës” – Moj anetë Gjirokastrite, hapni dyer e hapni porta. Po vjen kënga nëpër vite, po ju vjen juve te sofra.
Moj anetë Gjirokastrite
Hapni dyer e hapni porta
Po vjen kënga nëpër vite
Po ju vjen juve te sofra.
Në kalanë e Argjiros
Aty në sofrën e këngës
Vjen flamuri Marigos
Bashkë me krenarinë e nënës.
Moj kala e historisë
Prit rapsodin e lahutës
Dhe këngët e Labërisë
Siç prisje trimat e luftës
Refreni…
Bilbilat që ka shqiponja
Vijnë te ty moj Gjirokastër
Nga Bistrica e Valbona
Burojnë këngët si Syri kaltër.
…Adem Nuhaj…
..Metoh~Mallakastër..