“Shqipërinë nuk e harrojmë”- Kemi lindur shqipëtarë, te ky vend ku rrit Shqiponja. Dhe pse bota na ka marrë, zemrat janë te vatrat tona…
Kemi lindur shqipëtarë
Te ky vend ku rrit Shqiponja
Dhe pse bota na ka marrë
Zemrat janë te vatrat tona.
Shqipërinë s’do ta harrojmë
Brez pas brezi dhe në shekuj
Dhe pse larg sajë qendrojmë
Por nga zemra s’na është hequr.
Ta dijë i gjithë kombi rrotull
Shqiperia do të rrojë
Me këtë tokë e me k’të popull
Djali nënën s’do harrojë.
Dhe pse po bredhim dynjanë
Vend pa shkelur nuk po lemë
Po për të mbrojtur vatanë
Na ke te dera moj nënë.
Jemi zotët e vatanit
Qysh në kohën më të vjetër
Përveç gjakut të shqipëtarit
Kjo tokë s’pranon gjak tjetër.
Mos kujtojnë popujt vërdall
Se Shqiperia s’ka zot
Po qe nevoja për pallë
Të gjithë nënë na ke në portë.
As e falim as e shesim
Vendin tonë ku rriten trima
Kur e do nderi dhe vdesim
S’beëhemi sahan lëpira
Për vatan e për Flamur
Vdekjen asgjë nuk e kemi
Dhe gruaja vishet si burrë
Ta dijë gjithë bota ku jemi.
E themi e kemi thënë
Nuk harrohet Shqipëria
Na ka bijë e kemi nënë
Nga i madhi vegjëlia.
…Adem Nuhaj …
..Metoh -Mallakastër..