“Vatani” – Për vatanin tim, do i them dy fjalë. Se aty jamë rritur, kam qeshur, kam qarë…
Vatani…..
Per vatanin tim
Do i them dy fjale
Se aty jame rritur
Kam qeshur kam qare
Eshte vend shume i bukur
Me kodra me pyje
Kur eshte ne te dukur
Hena megjithe yje.
Pemet rrethe e rrotull
Zbukurojne aren
Me to ske te ngopur
Ke te hashe te paren.
Ka arre e bajame
Fiqe e zerdeli
Pjergullat me rrushe
Te bardhe e te zi.
Dhe fusha e bukur
Gjithmon gjelberon
Lumi aty afer
Bukur gjarperone.
Valet neper gure
Oshetijne lehte
I degjone ne gjume
Kur fle neper nete.
Shqerra edhe keca
Lozin ne lendine
Te nenat e veta
Qumesht vene e pine
Here pas here vinin
Miqe edhe shoke
Hanim edhe pinim
Skishte me me ngrohte.
Tani jame larguar
Po bredhe neper bote
Shpirti permalluar
Rri akull i ftohte
Hyra ne mes zjarrit
Por dot nuk me ngrohu
Si vatre vatanit
Aty te Metohu.
…………………
Vatan vend i mrekullive
Je kujtes i shume femijve
Kush lindi u rrit aty
Te kujton me lote ne sy.
…Adem. Nuhaj…
..Metoh-Mallakaster