June 3, 2024

Tragjedia e 97-ës – Pse i le pa jetë, lulet me aroma. Numri mbi 80-të, vëllezër dhe motra.

Tragjedia ” 97- te

Bari me te qeshur
Ne kohen e gjethit,
Nenat me te zeza
Shkojne ne breg te detit.

Qajne dhe derdhin lote
Pa fund e pa shprese
Se u iken bijte
Si lulja me vese.

Pse i le pa jete
Lulet me aroma,
Numri mbi 80-te
Vellezer dhe motra.

Loti nenes , rrjedhe
Si ujet ne Shushice
Per bijte qe ju mbene
Ne det dhe Babice.

C’bere more Mars
I 97-tes
Qe te bejme vas
Per hatan e nates.

… Adem Nuhaj…

Shpërndaje në facebook: