April 1, 2025

Ja na erdhi Prilli, me lule te njoma. Mbushur gjithe natyra, me ngjyra, aroma.

Ja na erdhi Prilli

Ja na erdhi Prilli
Me lule te njoma
Mbushur gjithe natyra
Me ngjyra , aroma.

Vajzat si sorkadhe
Veshur me te holla
Djemte u hedhin llafe
S’kuqen porsi molla.

Ne fusha ne male
Fillone gjalleria
Ne kodra livadhe
Kullote bagetia.

Dhe bilbil gjyzari
Kengen e filloje
Sa me gezone xhani
Kur ate degjoje.

Shikoje rreth e rrotoll
Vetem gjelberime
Vermosh dhe ne Dropull
Shqiperia ime.

… Adem Nuhaj …

Shpërndaje në facebook: