“Emigrantët” – Mall për ju ne kemi, vëllezër dhe motra…
Emigrantet ……..
Mall per ju ne kemi
Vellezer dhe motra
Nuk e dime ku jeni
Se ju mori bota.
Lulen e rinise
Iket dhe e late
Bijte e Shqiperise
Iket ne mergat.
Me lote ne sy
Rrugen ju e moret
S’jeni nje e dy
Por beni taboret.
Iket , lotin rrjedhur
Nga pragu shtepise
Ku ju kini derdhur
Lotin e femise.
Ju kujtojme perhera
Kur ju kishim prane
Kur loznit si shqerra
Me nene dhe baban.
Na iku rinia
Lulja e ketije vendi
U plake Shqiperia
Sa i madh , eshte demi.
Po kushe do pergjigjet
Kushe do e mbaje fajen
Per lulen qe digjet
Qe se veshi pajen.
Per fshatrat dikur
Qe tani jane shkrete
Vall do dal nje burr
Qe tju japi jete..?
Vall do vije nje dite
Per k’ta bijte tane
Te mos qajne me syte
Por ti kemi prane.
Se nje vend , ndricohet
Dhe i shtohet shpresa
Kur aty brumohet
Gjaku edhe djersa.
Zogu nga foleja
Iken nga temerri
Kur te dere e tija
I vete skifteri.
Ndaje rini , pranvera
La vatrat e ngrohta
Se u hyne te dera
Krabitqare dhe korba.
… Adem Nuhaj …