November 21, 2024

Ftuja – Moj ftuje e bardhe ne korie

Ftuja

Moje ftuje,e bardhe ne korie
E ndricone pyllin si dielli
Edhe shiu mbi ty kur bie
Mbi ty formohet ylberi.

Ftuje e rritur,maje shkembit
Ne ato vendet e serta
E ushqyer me maje te gjerit
Me lulet,qe kullote bleta.

Ti me je lezeti malit
Kur ti le gjurmen e kembes
Dhe syri cike sterrallit
Te ndricone,nen drite te Henes.

Kure zbrita poshte ne krua
Mu cele syri nga gezimi
Atje pashe gjurmet e tua
Kishe pire uje te burimi.

Ndoqa rruges,gjurmen tende
Neper hije,neper rreza
Kemba me shkelte,mbi lende
Ku dhe ty,te shkelte kemba.

Kure un ,tu afrova prane
Le kulloten,dhe shikoje
Nje pike mbi vetull,nishan
Ndaje dhe nga shoqet,dalloje.

Ftuje e vogel,o moje nure
Pse me dole para syrit
Me bukurine tende me zure
Dhe me fute ne mes pyllit.

… Adem Nuhaj …

Shpërndaje në facebook: