November 21, 2024

Atje une u rrita…

Atje,une u rrita

Ne malet me lisa
Ne guret prej stralli
Atje,une u rrita
Ndaje,dhe me mer malli.

U rrita ne gerxhe
Ne arat me grur
Ndaje une ato vende
S’do ti harroje kurre.

Uje pija te kroi
Te bajame madhe
Zbrisja te perroi
Dilja ne livadhe.

Kenga e bilbilit
Shpirtin,ma sheronte
Ere e trendafilit
Vendin kundermonte.

Bagetija kulloste
Ku rritet thelleza
Dhe kure shiu pikonte
Futej neper rreza.

U rrita me zogjte
Kure ja mernin kenges
Ne prehrin e ngrohte
Te vatra prane nenes.

Ne kodra , korie
Ne gryka burime
Ne rrugen e dhive
Shkelte kemba ime.

Atje maje shkembi
Atje,une u rrita
Dhe kure hynte gjembi
Kurre nuk u merzita.

Ndaje e kam ne mendje
Atje ku jam rritur
Ti shkele ato vende
Kure isha i mitur.

Per kulpren perdredhur
Dhe ujte,ne perrua
Aty me ka ngelur
Gjithmone mendja mua.

Ku une haja thana
Dhe kokrra lajthie
Gjeja molle te tharta
Te rena ne hije.

Here me zinte gjumi
Ne hije,mbi gjethe
Atje poshte te lumi
Ku kishte shume rrepe.

Ketu larg ku jame
Me vijne neper mendje
Bukurit qe lame
Ne gjithe ato vende.

Dhe zemra me qan
Syte ngasherehen
Per te paret tane
Qe atje,po prehen.

Dhe rrall une kur vete
Afrohem mbi varr
U heqe ndonje gjethe
Dhe ndez nje cigar.

… Adem Nuhaj …

Shpërndaje në facebook: