Laberi zemer luane
Laberi,zemer luane
Ti moje Laberi e Madhe
Te ndrite nami dhe zakoni
Se ti ke sofren bujare
Ku hegri buke dhe Bajroni.
Ti je djepi i trimerise
Djepi i kenges me bejte
Dhe perla e bukurise
Nga malet,mbarone ne dete.
Salaria e Selamit
Me vete ka historine
Dhe Vlore e Smail Qemalit
Tepelene , pasha Alin.
Trima qe do mbeten gjall
Ne dore do tju ndrije topuzi
Do te mbetet lengjendar
Mustaqezi , Tafil Buzi.
Laberi , ke lindur nena
Qe djemte,ne djep kane pritur
Ndaje per to kendohet kenga
Per luanet,qe kane rritur.
Vajza edhe djeme azgane
I gjene brenda Laberise
Qe gjakun si lum e dhane
Per Flamurin e Lirise.
Laberi , ke pasur halle
Per vatan e per lirine
Ke mbajtur peshen e madhe
Ndaje dhe Ti,mbushe historine.
Ke shume yje,te pashuar
Ne krahine,e ne cdo fshat
Ndaje qendrone,sic ke qendruar
Kapedane,krye larte.
Dhe ne bijte e tu ku jemi
Te shperndare neper bote
Laberine ne zemer kemi
Pena shkruan,syri derdh lot.
Mburremi,jemi krenar
Per ty Laberi e Madhe
Nga Benca gjer ne Himare
Laberi,zemer luane
… Adem Nuhaj …