November 21, 2024

Poetet e Laberise

Poetet e Laberise

Laberia,vend per mbret
Ku lindi ,kenga kabaja
Ku linden dhe shume poete
Qe do ngelen,mal mbi maja.

Poetet e Laberise
Me penen e tyre te arte
Ushqimi polifonise
Vetetima ne shterngate.

U burone vargu nga zemra
I paster,si uje burimi
Kure i mere,i kendone kenga
Cahet zemra nga gezimi.

Kane gedhendur vargje kenge
Si mjeshtri,qe gedhend gurin
Me mall zemre,me mall nene
Per vatanin,per flamurin.

Me ato ,vargjet e shkruara
Kujtojne hallet dhe gezimet
Kure i degjone te kenduara
Lotojne gur’t ,nga ligjerimet.

Poetet e Laberise
Kane lene nje thesar,me vargje
Jane yjet e poezize
Dhe ushqim,per kengen labe.

Vargu nga Zaho Balili
Do te mbetet ne mermer
Kengen kur kendone bilbili
Ate varg,vete e mere.

Rritur ne male,ne rreza
Maliq Lila me ate pene
Kure harrone kengen thelleza
Te vargu tija e gjene.

Shije mjaltit,dhe e kripes
Kure degjone vargjet ne kenge
Te poetit,Lefter Cipes
Vargje,te lar ne argjend.

Te me falin,ke s’permenda
Poetet e Laberise
Por malet,dot s’futen brenda
Ne nje varg,te poezise.

… Adem Nuhaj …

Shpërndaje në facebook: