November 21, 2024

Mësuesi i parë – Kujtoj mësuesin e parë, që më mësoi A. B. C – në. Dhe të isha djalë i mbarë, të doja baba dhe nënë.

Mësuesi i parë………

Kujtoj mësuesin e parë
Që më mesoi A. B. C – në
Dhe të isha djalë i mbare
Të doja baba dhe nënë.

Më mesoi shkrim dhe këndim
Shumë gjëra që si dija
S’ja harroj mësuesit tim
Dashurinë e tij kur vija.

E kujtoj me shumë mall
Kur te banka ime vinte
Ma mbante dorën ngadalë
Që mos të bëja gabime.

Dorë e tij sa dorë e ngrohtë
Dhe në mesin e Janarit
Pranë tij s’ndieja të ftohtë
Por me dukej si prane zjarrit.

Shpirti yt, si diell behari
Me ato fjalët e ëmbla
Mendja prej margaritari
Kurrë sdo më hiqen nga zemra.

Dhe këto vargje që kam shkruar
Janë meritë e dorës tënde
Ajo dorë më ka mësuar
Ndaj gjithmon ta mbaj në mendje.

Mësimet , nga ty që mora
U bënë drite per rrugen time
Ndaj me mall po me shkruan dora
Me pak fjalë, ato kujtime.

… Adem Nuhaj…

Shpërndaje në facebook: