Moj thëllëzë syrin me çika
Moj thëllëzë syrin me çika
Zbrita te shkëmbi me shkallë
Atje ku zbrisja per dita
Aty poqa ball per balle
Nje thelleze syrin me cika.
Bukurine qe kishe mbi krye
Mua syrin ma verboje
Ndriste si Hena me yje
Kure ndricone naten te kroj.
Gjurmet e saja te lehta
Permbi bar e trendeline
Syte mi nguli si shigjeta
Kure me dha ate shikim.
Thelleze e bukur e strallit
Rritur ne male ne gerxhe
Zerin lare me ujte e malit
Kure ja thua asaje kenge.
Kenga jote neper male
Neper krojet me burime
E degjoje kure rri ne stane
C’ ma sherone kete zemren time.
Dhe kure dele neper livadhe
Une cules filloje ti bie
Me culen time hedhe valle
Ne ato rreza neper hije.
Ndeza cigaren mbi gur
Dhe trupin tende e veshtroja
Trupi yte mbuluar me nur
Dote nga Hena se dalloja.
Duke lozur e kenduar
Vallen hidhje para syve
Hena mbi mal e gezuar
Na shikonte ne te dyve.
… Adem Nuhaj…