Ju këndoi zemra, do t’ju këndojë kënga.
Ju kendoje zemra ,
Do tju kendoje kenga.
I ka rritur Shqiperia
Dhe zoti i ka bekuar
Nga Tropoja Laberia
Me zerin kristal kulluar.
Grupi Pilurit ne Vlore
Sherim zemre , sherim xhani
Zeri tij lare me debore
Leshone xixa si sterralli.
Demir Zykua nga Skrapari
Zeri tij , Mali Tomorrit
Laver Bari Permetari
Nxirte mjalt prej kraharorit
Grupi Bences kur kendone
Neper kalat me bedena
Eshte ilac qe te sherone
Ndaj mburret dhe Tepelena.
Dhe atje ne bjeshket tona
Do mbetet si mjalti hollit
I paster si vete Valbona
Zeri Fatime Sokolit.
Ciftelia bashke me loder
Qe te dyja kane bere namin
Kujtojme rapsodin mbi Shkoder
Te pa vdekshmin , Sali Manin.
Ne skene ndrinin si rrufeja
Muzika i kishte perla
Nje e kishte Myzeqeja
Ze brilanten , Vace Zela.
Ne troje , neper gemusha
Kenga ka rrjedhur si gurr
Eshte Nexhmie Pagarusha
Zeri saje sdo shuhet kurr.
Ju kendoje goja dhe zemra
Zi bilbilat neper male
Per ju do kendohet kenga
Me lahut , cule dhe me saze.
….. Adem Nuhaj…..