Malli për vatan
Malli per vatan
Me dogji malli vatanit
Shkriva si gjalpi i stanit
Per ate kenge te bilbilit
Per ujet e ftot te burimit.
Mu tha syri mu ca zemra
Per ato vendet e mia
Ku ka bredhur shkelur kemba
Ku rritet thana lajthia.
Per sheshet me trendeline
Ku e hedh vallen thelleza
Ku behet rrushi serin
Ku merzejn cjepte ne rreza.
Te ngrohem njeher pran vatres
Ku kam pire qumshtin e gjirit
Ku haja djathin e napes
Dhe ate kulac te hirit.
Te bredh ne ato lendina
Neper kodra anes lumit
Te me mbyse trendelina
Aty pran djepit te gjumit.
… Adem Nuhaj…
…….. Berat….