January 30, 2025

Ti Luan, e unë Sorkadhe

Ti Luan , e une Sorkadhe

Djali.
Te shikoje nga dere e stanit
Kur me shkon per te burimi
Shtati yte dege lastarit
Lule mali lule Prilli.
Vajza.
Coban i maleve te larta
Qumesht te kullon kerraba
Buzet burojne tinguj cule
Syte si shigjete mi ngule.
Djali.
Po cte beje moje trendeline
Kur ti iken lehte – lehte
Mundohem syte mos te vijne
Si mbaj dot , ata vjne vete.
Vajza.
Si bilbil kur ti kendone
Ne ato malet e serta
Kemba tutje nuk me shkone
Nga shikimet si shigjeta.
Djali.
Kemba po ste beri tutje
Hajde te stani te une
Te coje lule mbi baluke
Te fleme te dy ne nje gune.
Vajza.
Do te vije o djal ne stane
Ku xixa leshone guri
Do te mare arre dhe bajame
Edhe nje kulac gruri.
Djali.
Do ham kos , djathin e napes
Dhe mish gjengji te kerthinje
Nen drite te Henes se nates
Do te lozim mbi shkembinje.
Vajza.
Do lozim neper livadhe
Permbi bar e trendeline
Ti Luan e une Sorkadhe
Gjithe naten sa ta gedhijme.
Djali.
Kur vesa neper lendina
Te me lag si ujt ne krua
Floku yte si trendelina
Do te jet mburoje per mua.
Vajza.
Flladi malit me rrenqethi
Kur lozja neper shkembinje
Shpirti yte i gjere si deti
U be zjarr per shpirtin tim.
….. Adem Nuhaj…..

Shpërndaje në facebook: