O fshatrat e bukur malorë, mbushur me pyje lëndina. Dimrit mbushur me dëborë, beharit me trendelina
Fshatrat malor……
O fshatrat e bukur malor
Mbushur me pyje lendina
Dimrit mbushur me debor
Beharit me trendelina
Plot me kodra dhe lugina
Ere pishe uje burimi
Tinguj fyelli blegerima
Ngopej zemra nga gezimi.
Kenge zogjesh neper peme
Kopet veronin ne hije
Me shume ta shtonin haren
Kur degjoje ze femije.
Te vetmuar e te merzitur
Njeri tjeterin shikojne
Se bijte e tyre kan ikur
Kan ikur dhe si kujtojne.
Ska me blegerima gjengji
Ska me blegerima keci
Sndihet nje e lehur qeni
Sdegjone me nje kenge kendezi.
Ku jane vajzat si sorkadhja
Dhe ata djemte levena
Qe buciste kenga vallja
Ne ato te mira treva.
Sdegjon me nje keshille plaku
Dhe asnje te qar femije
Ke mall per nje tym oxhaku
Dhe per nje lakror tepsie.
… Adem Nuhaj…