November 21, 2024

Fshatit tim

Fshatit tim…..

Fshati bukur ku kam lindur
Me rrite me bere burr
Kodra pyje verselitur
Qe nuk do ti harroje kurr.

Me uje te ftohte burimi
Neper gryka neper rreza
Ku ja thote kenges bilbili
Ku e hedhe vallen thelleza.

Pranvera te ty kur vjene
Plote me lule ngjyra ngjyra
Gjelberimi mbulone dhen
I stolisur nga natyra.

Celet pylli plote me dushke
Flladi malit te sherone
Mushkrite me ajer ti mbushe
Shpirt e zemer ta freskone.

Celin pemet dhe lofata
Te mbyte ere e trendelines
Bari i vesuar nga nate
Bashke me gjethet e serines.

Arat e mbjella ujdisur
Dhe me peme ane me ane
Te mbjella e verselitur
Nga Gjyshrit e Eterit tan.

Fshati bukur i rrethuar
Me ara kodra dhe pyje
Naten del per te ndricuar
Hene e bukur megjithe yje.

Kujtoje feminin kur isha
Ne ato vendet e mia
Loznim te sheshi te kisha
Dhe te Lisi te Xhamia.

Kujtoje guret e mullinjve
Kur drithin e benin mjell
Edhe bregun e ullinjve
Kur Hena ndrinte si Diell.

Kur del te qafa e. Lisit
Dhe hedhe syte nga bregu. Pates
Lule xane vetem ndrisin
Nga drita e Henes se nates.

Kur dhente e dhite kullosnin
Neper lendina korije
Kecat e shqerrat kur loznin
Vinte vapa ,zinin hije.

Dhe dimri kur te mbulone
Me bore e akuj te ngrira
Bukurin nuk ta demtone
Dukesh nuse me temina.

Kur pleqte mblidheshin ne hije
Dhe llafosnin shtruar shtruar
Ti mesoje cfare nuk dije
Flisnin per kohen e shkuar.

Ke lindur burra zakoni
Qe sdo te harrohen kurre
Mendje tyre burim honi
Fjale e tyre behej gur.

Fshat i luleve plote ngjyra
Uje te ftohte neper burime
Ti ka falur vete natyra
Jane sherim i zemres time.

Duken sikur bejne muhabet
Mavrova dhe Qesterova
Keshtu i ka bere zoti vet
Ball per ball porsi dy zonja.

… Adem Nuhaj…
Metoh -Mallakaster..

Shpërndaje në facebook: