Gjumin c’po ma prish
Gjumin c’po ma prish..
Djali.
Gjumin c’mo ma prishe
Me kenget e tua
Me thuaj kur do vishe
Te te prese ne krua.
Vajza.
Te them te verteten
Pake do te vonohem
Them te presim Vjeshten
Pastaj te afrohem.
Djali.
Po qene te verteta
K’to fjale qe po dalin
Po qe sa t’vije Vjeshta
Hajt me pastro varrin.
Vajza.
O djal pse spo prete
Fjalen ke nga mua
Sa te jete kjo jete
Vetem ty te dua.
Djali.
Vajze qe ndricon malin
Besoj fjal’t e mia
Po ma djegin xhanin
Malli dashuria.
Vajza.
E shoh qe s’duroke
O bilbil i malit
Ndaj do te vij sonte
Te burimi zallit.
…Adem Nuhaj…
..Metoh-Mallakaster..