Këngë për dëshmorin -Jashar Muhameti-(Vloshi )
Kenge per Deshmorin
-Jashar Muhametin-( Vloshi )
Lum c’tundi nena te djepi
Nene Misikua kapedane
Trimin Jashar Muhameti
Gjaku tij lule ne male.
Ai djepi preje ulliri
Nga ullinjte e atij Vloshi
Brenda tije u rrite floriri
Jashar Muhamet trimoshi.
Qyshe ne moshen djaloshare
E pe se vuante vatani
Me shoket dole ne male
Zjarr te ndizte ideali.
Luftove per memedhen
Vdekja nuk te trembi fare
Ne brigade me Mehmet Shehn
Neper kodra neper male.
Ne malet permbi Dukat
Te vitit dyzet e trene
Me armikun flake per flake
E dhe jeten per Atdhen.
Ndaje dhe lulet ne lendina
Kurr nuk kane per tu venitur
Se mbi to kane rene trima
Dhe me gjake jane vaditur.
Yll ne shekuj do te mbetesh
Bashke me shoket e tjere
Per vatanin po t’ju pyesesh
Do te vdisnit njemi here.
Jeten ja fale Lirise
Shqipja. mos te kishte halle
Iku lulja e rinise
Njezet e kater vjecare.
Gjaku yte lule mbi shkemb
Se e derdhe per vatan
Ndaj dhe shkolle e fshatit tend
Emrin Tend me nder e mbane.
Dukati qe nga bregdeti
Ty o Vlosh te con haber
Biri yte te neve mbeti
Ne gji do ta mbajme perhere.
…Adem Nuhaj…
Metoh-Mallakaster..