November 21, 2024

Nora e Kelmendit

Nora e Kelmendit …..

Nora e Kelmendit
E bukur si Zane
Per besen e nderit
Shkoje e vrau pashan.

E rritur ne Bjeshke
Ne Malsin e Madhe
Na i ra ne vesh
Pashait te osmanve.

Dhe dergoje nizam
Noren qe ta marin
Te donte pashan
Ose do ta varnin.

S’u mendua shume
Se koha nuk priste
Por dere e kanun
Nuk do ti koriste.

U veshe dhe u nise
Per ne udhe te gjate
Paje te nuserise
Mori vec nje shpate.

Pashai ulur rende
Noren po e priste
Por se shkoje ndermende
Nga ajo do vdiste.

Nga Malsi e Madhe
Nora ra ne Shkoder
Pashai ne saraje
Ta mbante si loder.

Nuk mendoje per jeten
Nora aq e bukur
Por hapi xhubleten
Ku shpaten kishe futur.

Pashan sec e vrau
Dhe s’mendoje per vdekjen
Me shpaten e saje
Vrau edhe veten.

Nora e Kelmendit
Lulja e Malsise
Krenari e vendit
Bije e Shqiperise.

Shqiperi e bukur
Ku rriten Shqiponja
Vajzat jane si flutur
Dhe zonja mbi zonja.

… Adem Nuhaj…
Metoh-Mallakaster..

Shpërndaje në facebook: