November 21, 2024

O vend që më linde…

O vend , qe me linde ……

Loti me pikone
Nga syri , nen vetulle
Kur zemra kujtone
Vendin ku ka mbetur.

Vendin qe kam lene
Atje ku une linda
Ku une thirra nene
Ku ne kembe u ngrita.

Ai vend , i bukur
Me gryka burime
Ku lozte nje flutur
Mbi bar trendeline.

Gurrat njombin malet
Me ujet si shkume
Ku pijne uje sorkadhet
Atje pija une.

Kujtoje ato rrezat
Uje , pike e kristalit
Ku pinin thellezat
Dhe une gjate beharit.

Ndaj kjo zemra ime
Me mall te kujtone
O vend , qe me linde
Syrin ma lotone.

Rrija prane nje lumi
Atje buze honit
Dhe me zinte gjumi
Me kengen e gjonit.

Gjumin e kaloja
Shesheve , terfilit
Syrin heret zgjoja
Nga kenge e bilbilit.

Gjat rruges se jetes
Jame vrare dhe jam prere
Por lotin me prekes
Syri per ty nxjere.

Lot me mall e dhimbje
Loton syri im
Per ty moje vendlindje
Ku jane rrenjte , e fis

Shpërndaje në facebook: