November 21, 2024

Bija Piluriote

Bija Piluriote

Bije e Pilurit ne brinje
Si thelleza mbi shkembinje
Kur hedhe kemben gur me gur
Mbushet vendi gjithe nur.

Neper gryka kenga jote
Lezeti , qe nuk ka fund
Moje thelleza Piluriote
Me kenge malin , sec e tund.

Rritur ne maja , ne gerxhe
Neper lisat shekullore
Kushe te pa , dhe nuk e cmende
Me gushen e bardhe , debore.

Zerin tende , kur e degjone
Moje thelleza Piluriote
Shpirt dhe zemer te sherone
Eshte ilac , kenga jote.

Zeri yte, ilac sherimi
Se je rritur permbi Vlore
Eshte lare me uje burimi
Qe del nga malet me bore.

Kur e dredhe zerin ne kroje
Rreze dielli , te ndrine nuri
I embel , mjalti ne hoje
Dhe i forte sa cahet guri.

Si burimet neper rreza
Si ujevarat , pembi shkemb
Te burone ne buze kenga
Ta heq dhimbjen , ku te dhembe.

Dhe gjurmet qe le ne male
Permbi barin e vesuar
Mua me mbushe me maraze
Ndaj nisem , per te kerkuar.

Te gjitha kenget e tua
Kur e dredhe zerin ne gryke
I degjoje kur shkoje ne krua
Dhe me sherone zeri yte.

Bukurite e kesaje bote
Kenga jote i ka mare
O moje bija Piluriote
Me kenge dimrin , kthen behar.

Shpërndaje në facebook: