U rrita te baltë e fshatit
U rrita , te balte e fshatit
U rrita , te balte e fshatit
Neper pyje dhe burime
Kishte embelsin e mjaltit
Ajo balta , ne vendlindje.
Ujete , qe burone ne male
S’nderrohet me asnje pije
As me. veren mijevjecare
As me birra , Bavarie.
Pija uje neper burime
Atje ku ma kishte enda
Atje pinte buza ime
Gjethe dushku , kishte brenda.
Me rriti balta e fshatit
Ku rritej misri dhe gruri
Ku kendohej , kenge e labit
Atje ku ka peshen guri.
Me mall kujtoje feminine
Kur bridhja ne ato rreza
Ku kullosja bagetine
Atje ku kendone thelleza.
Sa e embel , ajo buke
Qe behej mga balte e fshatit
Nga djersa e plakut bujk
Ndaje e embel , kaluar mjaltit.
Per lulet e atij vendi
Malli ne zemer eshte ngulur
Si rrenje e lisit te shkembi
Qe tufan , ska per ta shkulur.
Gjurmet ku une , kame shkelur
Ne ate balten e fshatit
Ato atje kane ngelur
Ne rruget e monopatit.
Me qan syri , edhe zemra
Per sheshet me trendeline
Andej nga me bridhte kemba
Kur kullosja bagetine.
Veshi me , nuk me degjone
Ate kengen e bilbilit
Dhe syri me , s’me shikone
Ato sheshet e terfilit.
Se kame ikur, jam larguar
Ky qe fat , i shpirtit tim
Qe te ngelet i malluar
Atje large , ne mergim.
… Adem Nuhaj …