November 21, 2024

Endrra…

Endrra …

Me zgjoje nga gjumi , nje enderr
Sikur isha ne vendlindje
Rrobat merte ne musender
Ajo dore , e nenes time.

Ajo mori nje jorgan
Si dikur , kur ishte gjalle
Me mbuloje , me erdhi prane
Edhe me puthi , ne ball.

I ndjeva doren e ngrohte
Kur flokun ma perkedhelte
Por nga syri , derdhte lote
Se c’kishte , nuk ma rrefente.

Jastekun ma rregulloje
Si dikur , ne femini
Me puthi , me perqafoje
Hapa syte , nuk pashe njeri.

Nje gezim kisha perbrenda
Kur u ngrita , i pergjumur
Ne enderr kish ardhur nena
Nxora mallin , e perhumbur.

U ngrita , ndeza cigar
Dhe endrren po e mendoja
Sa shume malli me kishe mare
Per nenen , qe ta shikoja.

Do doja , qe ajo nate
Mos te kishte te gedhire
Qe une te rrija me gjate
Me nenen , time te mire.

Enderr moje , te qofsha fal
Dhe per kaqe , sa ti bere
Sado pak e nxora mall
I pashe syrin asaje nene.

Loti saje , rrodhi si krua
Ne ate endrren e nates
Ish malli , qe kishe per mua
Ishte loti , i urates.

Shpërndaje në facebook: