Më kujtohet mali
Me kujtohet mali
Me kujtohet mali
Livadhe dhe lule
Dhe guret prej sterralli
Dhe ftuja bardhule.
Me kujtohet pylli
Me hije me rreza
Ku kendone bilbili
Ku kendone thelleza.
Kopet sere , sere
Shkonin edhe vinin
Gjithe malin e gjere
Me kembe e zinin.
Kur mjergulla largonte
Dhe kur dilte dielli
Kengen ligjeronte
Cula edhe fyelli.
Kur rrija ne hije
Atje te burimi
Dhe mbi koken time
Kengen thosh bilbili.
Si ne nje parajse
Me dukej , kur rrija
Kur zbrisja avashe
Rrugve neper brinja.
Kur andej kaloja
Neper gjelberime
Etjen une e shuaja
Ne ato burime.
E kujtoje me mall
Malin ku kam bredhur
Ku ndizja me strrall
Cigaren e dredhur.
Dhe gjethet e dushkut
Kur binin nga Vjeshta
Duhan e cibukut
E ndizja nga eshka.
O vendi malor
Me gryka , burime
Dimrit me debore
Ne vere , gjelberim