November 21, 2024

Më zuri shiu në mal

Me zuri , shiu ne mal

Me zuri , shiu ne mal
Ku kullosja bagetine
Ne nje rreze futem ngadale
Si kaprrolli , mbi shkembinje.

Shiu binte bute , bute
Mbi gjethe lisi dhe shkoze
Te rreza erdhi u fute
Nje bujkeshe , flokun mimoze.

Veshur me beluze te holle
Flokun lagur , bere qulle
Faqet skuqur bere molle
Trupi brenda , bere furre

Dhe pse e lagur nga shiu
Nga trupi , avull i dilte
Thashe me vete nga me mbiu
Mendja verdall , po me vinte.

Pushoi shiu dhe doli dielli
Te dy dolem ne lendine
Aty ku kishe rene ylberi
Zjarri po na digjte gjine.

Syte njeri tjeterin shikonin
Dhe shkelqenin nga gezimi
Dicka donim te te thonin
Kjo dukej , qe nga shikimi.

Shikimet tona te zjarrta
Ne zemrat tona u ngulen
Si lisi , qe tund shterngata
Te dy trupat tane , u tunden.

Lozem qeshem ne lendine
Mbi lulet qe kishe terfili
Degjonim dhe melodine
Kenges kur ja thoshe bilbili.

Lozem , lozem sa u lodhem
Pastaje shkuam , vajtem te tenda
Ne krah njeri tjeterin morem
Qeshte syri , dridhej zemra.

Ate dite me shi te Prillit
Ate dite se harroje dote
Kur ndezëm zjarrin e gjirit.
Besa besë , për jetë dhe mot.

Shpërndaje në facebook: