November 21, 2024

Gjumi na ka ikur

Gjumi na ka ikur

Te shikoje nga mali
Kur shkel ato vende
Dhe une nga zalli
Degjoje culen tende.

Trupin ta mbulone
Fustani me lule
Nga gjumi me zgjone
Ti me tinguj cule.

Permbi trendeline
Si flutur me dukesh
Mos do dashurine
Ti qe me versulesh.

Po te pres moje vajze
Kur te dali Hena
Fjalen nuk ta jap
S’di c’do me thot nena.

Zjarri dashurise
Me dogji me treti
Ndjenje e dashurise
Eshte e thelle sa deti.

Me shkrive , me trete
Ketu ne shulle
Une po vuaj per vete
Gjumi s’po me ze.

Gjumi na ka ikur
Si ty edhe mua
Me prite ne te ngrisur
Te stanet e tua.

E ndricove stanin
Me bukurin tende
Bashke do bredhim malin
Mbi gjethe , mbi lende.

Do te rrime te tenda
Do fleme ne nje gune
Meqe ta do zemra
Te dua dhe une.

Do kendoje kenge
Me cule dyjare
Dhe une si thelleze
Per ty do hedh valle.

Zjarrin ti ma shove
C’mi hoqe k’to ethe
Me fjalet qe cove
Me bere per vete.

Plaget u sheruan
Kur erdhe te tenda
Se u dashuruan
Dy te mirat zemra.

Bukuria jote
Dhurate nga perendia
Nga fjalet qe thoshe
Lindi dashuria.

Shpërndaje në facebook: