May 21, 2024

Labëri të dua shumë

Labëri të dua shumë
Poezia – Adem Nuhaj
Interpreton – Matilda Avduli

Teksti:

Labëri , të dua shumë
Sa të gjithë Shqipërin
Se aty është gatuar brum
Si për kēngë , për trimërin.

Zoti bukuri ka derdhur
Në të gjithë Shqipërin
Por më shumë e ka mbledhur
Përmbi det , mbi Labërin.

Kështjella , male , livadhe
I gjënë nē gjithë Shqipërin
Por te Labëri e Madhe
Gëzon xhanin dhe ngopë synë.

Është riviera e bregdetit
Kënga , isua , burojnë lumë
Është vënd i vilajetit
Ndaj e dua dhe aq shumë.

Këndon bilbili , thëllëza
Sorkadhet shkëmbit vallzojnë
Nëpër gryka , nëpër rrëza
Gurrat , ujë kristal burojnë.

Plotë me male , pyje , kodra
Me livadhe dhe lëndina
Në cdo fshat , këngë buronja
Dhe aromë nga trendelina.

Labēri , je fitimtare
Në cdo dallgë e furtunë
Me ty shqipja është krenare
Aty lindi dhe s’u shkulë.

Bukuritë nuk të mbarohen
Historit , tē derdhen lumë
Plagët aty më shërohen
Ndaj të dua dhe më shumë.

Shpërndaje në facebook: