November 23, 2024

Kënga jote më shëron

Kenga jote , me sherone

O coban , bilbil i malit
Kendo nje kenge per mua
Qe te ndizet guri strallit
Te buroje si ujt ne krua.

Kendo nje kenge per mua
Ashtu si e kendone tin
Ti e di se c’kenge dua
Ate qe me nxjere merzin.

Ti e di se ta kam thene
Kenga jote , me sherone
Me cel si lulja nen Hene
Me fjalet qe me dergone.

Me kengen qe ti kendone
Si bilbil krua me krua
Fjale te embla me dergone
Fjale qe me sherojne mua.

Me qesh buza , dridhet zemra
Nga fjalet qe ti me thua
Nga fjalet qe bie kenga
Rrjedhur nga buzet e tua.

Ajo kenge me tinguj cule
Qe me vjene mua nga mali
Bashke me fjalet ka dhe lule
Ka dhe fjale , qe ndizet zjarri.

Se jane fjale dashurie
Ndezin zjarr , kur i degjone
Brenda saje pa dashje bie
Permbi vale , sikur lundrone.

Me bene dhe me mer me vete
Kenga jote , more djal
Ate kenge ku e gjete
Qe vjene si deti me vale.

Vjene si vale , dhe me ndez gjin
Une e zeza , bie brenda
Aty gjeta dashurine
Aty ku e mbante kenga.

Ndaj doja , qe ta degjoja
Kengen tende , more djal
Tani shpirtin e sherova
Cela si lulja ne mal.

Shpërndaje në facebook: