November 21, 2024

Më shkon para syrit – C’i ke ato naze, që po m’i bënë mua! Moj lulja në male, mbirë përmbi krua.

Më shkon para syrit ….

C’i ke ato naze
Që po m’i bënë mua
Moj lulja në male
E mbirë përmbi krua.

Më shkon para syrit
Bënë sikur s’shikkn
Flokët hedhur gjirit
Lule në ballkon.

Më shkon duke qeshur
Dhe me gojë s’më flet
Me llërët përveshur
Më bënë isharet.

I tund , i shkund flokët
Sa andej , këndej
Bënë sikur fshin lotët
Kur unë kokën kthej.

Mos vall po gabojë
Rri aty , më pritë
Pika që pikojë
Mos është loti ytë.

Bredh nëpër lëndinë
Lule , sikur mbledh
E ngreh pak shaminë
Sytë nga mua hedh.

Dhe kur shkon në krua
Edhe sytë lanë
Prap shikon nga mua
Ashtu , si mënjanë.

Mbi kokë zogj thëllëze
Ty të fluturuanë
Nazet që ti bëje
Mua më afruanë.

Erdha t’u afrova
Ti naze s’po bëje
Për streh u mundove
Por dotë s’po e gjëje.

Ti me buzën tënde
Mjaltë te buza prure
Të mbledhur me ëndje
Si bletë nëpër lule.

Buzēt i freskova
Te buzët e tua
Më kot u mundova
Për vite në krua.

…… Adem Nuhaj ….

Shpërndaje në facebook: