Na iku rinia, e gjithë nëpër botë. Mbeti Shqipëria, si fole pa zogjë.
Na iku rinia …..
Na iku rinia
E gjithë nëpër botë
Mbeti Shqipëria
Si fole pa zogjë.
Mbetën këto troje
Si vënde të shkreta
S’gjen më mjaltë në hoje
Se ka ikur bleta.
Na iku rinia
Në të gjithë dynjanë
Kjo nënë Shqipëria
Lotët dotë s’i mbanë.
Qajnë malet e larta
Dhe fushat me lule
Për vajzat flokë gjata
Dhe për djemt gjithë nure.
Nuk dëgjohet kënga
Në sheshe tërfili
Ka ikur thëllëza
Ka ikur bilbili.
Loti mallëngjyerë
Nga syri i nënës
Në krua është kthyerë
Në dhimbje të këngës.
Shumë hane të shuara
S’dëgjon as një zë
Shtëpi të vetmuara
Vec ferrat mbitë.
Shumë lagje të shkreta
Ku dikur , ne rrinim
Fëmijët si bleta
Rrotull gumëzhinin.
U plakë Shqipëria
U plakë para kohe
Se iku rinia
I la këto troje.
Kthehuni , po vuajë
Nëna përgjërohet
Se me gjakun tuajë
Ajo prapë rinohet.
….. Adem Nuhaj ….