Syri zemrën ndezi – Këtë syrin tim, mua ma verbonë. Me atë shikim, sa ëmbël vështonë.
Syri zemrën ndezi ….
Këtë syrin tim
Mua ma verbonë
Me atë shikim
Sa ëmbël vështonë.
Më shikon me sy
Dhe më flet me vetull
Nga zjarri në gji
Për ty unë jam tretur.
Më rrije në hije
Zogjtë rrotull vinin
Lastarë hardhie
Përmbi kokë të binin.
Në hije të lisit
Si thëllëz më rrije
Me bishtin e syrit
Shikime më hidhje.
Ndricoje si dielli
Në faqen e malit
Syri zëmrën ndezi
Si xixat e strallit.
Shumë gjerdhan të ndrinin
Varur nëpër gushë
Përmbi gjoks të binin
Si pjergull me rrushë.
Ti kur merje këngën
Dhe gurra ndalonte
E bëje thëllëzën
Që ty të dëgjonte.
Bukuria jote
Nga varri të nxjerë
Për ty , nuk gjën shoqe
Vec hënën në qiell.
Më lërë të flas shkoqur
Se nuk jam i huajë
Zëmrën e plagosur
Mos e lërë të vuajë.
Mos e lërë të tretet
Dal nga dal nga malli
Se te ty do mbetet
Dhe kur ta marë varri.
Syri im i veshur
Shpirti me maraze
Tani janë të qeshur
Se ti ju the hajde.
….. Adem Nuhaj ….