Merak më ka mbetur – Ai floku ytë, hedhur përmbi gjinjë. E shikoj cdo ditë, ujëvar mbi shkëmbinjë.
Merak më ka mbetur ….
Ai floku ytë
Hedhur përmbi gjinjë
E shikoj cdo ditë
Ujëvar mbi shkëmbinjë.
Dhe syri i shkruar
Si ulli i pjekur
Më ka përvëluar
Zëmrën ma ka tretur.
Si lulja në krua
Dua të mar erë
Dhe buzët e tua
T’i puth vec një herë.
Kokën të mbështes
Aty përmbi gjinjë
Aty le të vdes
Jam mbi trendelinë.
Do ta gjej folenë
Merak më ka mbetur
Kur më shkon dhe vjenë
Sikur flet me vetull.
Kur më hedhë shikimin
Shigjetat m’i ngulë
Aty gjej shërimin
Kur jam i sëmurë.
Falma dashurinë
Të më shërosh mua
Se meraku im
Janë buzët e tua.
E shukoj nga largë
Trupin tënd si ngjalë
Do më mbetet plagë
Po nuk nxora mall.
O moj lozonjare
Lule , majë shkëmbi
Gusha borë në male
Mua sec më cmëndi.
Nuk po më zë gjumi
Merak të kam shumë
Mbase edhe lumi
Fle më shumë se unë.
….. Adem Nuhaj …